A jemi të rrezikuar nga sulme të tjera kibernetike? Progni: Virusi operon ende në Shqipëri

schedule18:24 - 14 Tetor, 2022

schedule 18:24 - 14 Tetor, 2022

Sulmet kibernetike vijojnë të jenë një problem shqetësues për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, pak kohë pasi një valë sulmesh nxorrën në dritë të dhëna të rëndësishme dhe bllokuan sisteme qeveritare.

Eksperti i IT, Gent Progni ka shpjeguar në emisionin “Ballkan” të gazetares Karadaku Karadaku se virusi operon ende në Shqipëri, madje nga këta kompjutera është bërë edhe sulmi në Kosovë.

Ai bëri sërish thirrje për një forum të përbashkët në mënyrë që të identifikohen cilët janë këto kompjutera dhe t’i jepet një zgjidhje problemit.

Pjesë nga biseda në studio:

Karadaku: Ju jeni i pari që keni vënë gishtin nga Irani për sulmet kibernetike në Shqipëri.

Progni: E kam thënë që është Irani pas, edhe për shkak të informacionit që kisha. U sulmuan disa portale, të dhënat të çonin në një destinacion.

Karadaku: Viruset a janë ende në sistem, vijojmë të jemi të rrezikuar?

Progni: Unë për këtë arsye kam bërë thirrje që të bëhet një forum sepse në informacionet që kam kemi të njëjtin virus që operon ende në Shqipëri. Nëpërmjet këtyre kompjuterave është bërë edhe sulmi në Kosovë. Mund të jenë edhe kompujtera familjarë, telefona.

Karadaku: Është informuar Kosova?

Progni: Me sa di kompanitë atje e kanë raportuar si problem. Unë bëj thirrje dhe sot që të bëhet një forum që të zbulohet kush janë këto IP, kush janë këto kompjutera.

Karadaku: A është vetëm Irani pas këtyre sulmeve, se keni thënë që janë tre shtete?

Progni: Unë e kam thënë që kemi informacion që janë tre shtete. Një shtet ballkanik dhe Rusia. Shteti ballkanik është Serbia.

Karadaku: Bëhet fjalë për shtetin e Serbisë apo grupe hakerash?

Progni: Kjo është e vështirë për t’u zbuluar, por mund të kemi edhe grupe hakerash që paguhen nga Rusia dhe Irani për të bërë këtë gjë. Nëse do kishim një forum të përbashkët me Kosovën do ishte më e thjeshtë ta zbulonim nuk e di pse nuk e kemi këtë dëshirën për t’i dhënë shpejtësi zgjedhjes së problemeve teknike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!