Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A je një prind i papërgjegjshëm në makinë? Zbulojeni përmes videos së Policisë Rrugore

schedule15:59 - 12 Korrik, 2022

schedule 15:59 - 12 Korrik, 2022

Policia Rrugore Tiranë ka vijuar me masat ndëshkimore për shoferët e parregullt. Së fundmi në “lupën” e policisë kanë qenë makinat që në vendin e parë, mbajnë të ulur fëmijë nën moshën 12 vjeç.

Sipas policisë fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi!

Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi!

Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!