A ishin të drejta vendimet e Gjykatës së Hagës ndaj përfaqësuesve të UÇK? Hodaj flet në “Ballkan”

schedule17:47 - 20 Maj, 2022

schedule 17:47 - 20 Maj, 2022

“Vendimet e Hagës” ishte tema e emisionit “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

Për të folur për këtë temë në një lidhje direkte nga Prishtina ishte avokati Taulant Hodaj.

I pyetur nga gazetarja Karadaku në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës për të dënuar dy nga drejtuesit e shoqatës që përfaqësojnë ish-ushtarët e UÇK-së,Hysni Gucatin dhe Nasmi Haradinajn,  Hodaj tha se ky është rasti i parë që jepet një vendim i tillë nga gjykata e Hagës, pasi kjo është një gjykatë që kryesisht jep vendime për krimet e luftës dhe jo për ato administrative.

Ai tha se ky ishte një shembull për të tjerët.

Ndërsa sa i përket shtimit të akuzave ndaj Haradinajt dhe Veselit, Hodaj tha se nuk ka akuzë të re, por thjeshtë është zgjeruar aktakuza.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Zhvillimi kryer në Kosovë këtë javë ka qenë dënimi i parë i dhënë nga Gjykata e Hagës, për dy drejtuesit e shoqatës që përfaqëson ish-ushtarët e UÇK, për Haradinajn dhe Gucatin. Dënimi dukej se pritej në Kosovë, pse ishte kjo situatë edhe mos besimi ndaj gjykatës?

Hodaj: Ky është rasti i parë i kësaj gjykata, është e çuditshme, sepse rasti i parë nuk është për krime lufte por kundër administrimit të drejtësisë. Rrjedhimisht në bazë të aktgjykimit që është bërë kërkesa e prokurorisë ishte që nga 6 vite të dënohen secili, ishte një vendim mesazh për të tjerët që mos guxojnë të bëjnë një gjë të tillë. I ka dënuar nga 4 vite e gjysëm.Këto9 janë dënime goxha të madha, por kjo mund të aplikohet në Gjykatën e apelit.

Karadaku: Taulant ai që ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm dhe shqetësues, ishte fakti që prokuroria e Hagës ka shtuar akuzat ndaj zotit Thaçi dhe zotit Veseli. Bëhet fjalë për akuza të reja, çfarë do të thotë kjo? A ju shtohet më shumë barra?

Hodaj: Po siç mund të dëgjoni nga gjykata speciale zotit Thaçi dhe Vesilit i janë shtuar dy raste të reja që i janë shtuar aktakuzës. Pra janë dy vendngjarje që e rëndojnë aktakuzën. Kjo do të thotë se kjo procedurë do të zgjatet më shumë, pasi mbrojtja ka të drejtë të kundërshtojë këtë aktakuzë të zgjeruar.

Karadaku: Kjo do të thotë se ish-udhëheqësit e UÇK do të mbeten në paraburgim për një kohë të gjatë?

Hodaj: Këtë nuk e di, por ata kanë të drejtë të rishikojnë paraburgimin, pasi zgjatja vjen për shkak të prokurorisë dhe jo për shkak të mbrojtjes.

/T.H/Abcnews.al/