A ‘fshihet’ Basha pas dhunës në kryesi? Ja si përgjigjet deputeti Gështenja

schedule11:13 - 8 Qershor, 2023

schedule 11:13 - 8 Qershor, 2023

Deputeti Lefter Gështenja nënkuptoi se pas përplasjes me mbështetësit e Lulzim Bashës qëndron vetë ish kreu i PD-së, emri i të cilit po përflitet se mund të marrë sërish drejtimin e partisë.I pyetur nga gazetarët nëse pas këtij skenari dhune qëndron Lulzim Basha, deputeti tha:

“Është e lexueshme. S’dua të vë gishtin te askush. Ajo që ka ndodhur atë natë në orët e para të mëngjesit ka qenë më shumë sesa e turpshme. S’kam menduar që për njerëz që mendojnë ndryshe nga unë duhet t’i kërcënoj apo t’i dhunoj. Është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë.

Arseja e dytë ishte kërcënimi i kolegëve përfshirë edhe mua, sharje edhe ofendime që sot të flasin me këtë gjuhë.”, tha ai./abcnews.al