SHQIPËRI- A është Shqipëria gati për të përballuar një situatë lufte? Ishte pyetja e radhës në sondazhin Zëri i Shqiptarëve, ku të anketuarit u ftuan të japin mendimin e tyre, pas luftës në Iran.
Nga përpunimi i të dhënave rezultoi se 60.8% e shqiptarëve mendojnë se nuk jemi gati për të përballuar një situatë luftë, por shpëtim gjejnë te Amerika, ndërsa thonë se na mbron aleati ynë strategjik.
31.2% mendojnë se jemi anëtarë të NATO-s, ndërsa vetëm 8 % shprehen se ushtarakisht jemi gati, por si vend nuk jemi gati për kriza të mëdha.

Kampioni për këtë sondazh është 1248 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.8%/abcnews.al


