Për analistin Skënder Minxhozi, ardhja e OPDAT në kyeqytet pak ditë më parë nuk ka të bëj me rikthimin e Amerikës në Shqipëri. Sipas tij, Dumani paraqiti strategjinë e ndjekjes dhe monitorimit të fushatës zgjedhore dhe evropianët dhe britanikët zgjodhën të flisnin.
“Rikthimi i amerikanëv në SPAK më duket se nuk është krejt ashtu siç interpretohet. Lajmi ishte shumë entuziast. Dumani paraqiti përballë partnerëve perëndimor strategjinë e ndjekjes dhe monitorimit të fushatës dhe kjo gjë ndodhi në ambasadë britanike.
Ky spostim nga Amerika tek fakti që flasin ose Evropianët ose Britanikë nuk më duket që është rikthyer Amerika. Administrata e re kanë alergji të thellë dhe të shprehur, Trump kërkon të fus gjyqtarët dhe prokurorët që e hetuan gjatë fushatës, do t’i fus në burg.”
/ abcnews.al