A është protesta e 7 korrikut për interesat e Sali Berishës? Salianji përgjigjet në “Radari Informativ”

schedule19:48 - 30 Qershor, 2022

schedule 19:48 - 30 Qershor, 2022

Deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në “Radari Informativ”, në Abc i gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për protestën e 7 korikut.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi, nëse kjo protestë është për interesat e Sali Berishës, duke iu referuar akuzave të bëra nga vetë demokratët, Salianji tha se kjo protestë bëhet për qytetarët.

I p0yetur nëse do të jetë pjesë e protestës, Salianji tha se ai do të jetë gjithmonë në protesta kur bëhet fjalë për të rrëzuar Edi Ramën.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Në 7 korrik do të ketë një protestë, por po paraprihet në distancë nga disa deputetë që nuk e konsiderojnë të drjtë protestën nga Sali Berisha. Është kjo një protestë për Sali Berishën, duke patur parasysh deklarata e zotit Alibeaj, Bardhi dhe Xhaferaj?

Salianji: Unë nuk komentoj asnjë deklaratë të asnjë kolegu, sidomos ku gjithsecili e zgjedh vetë nëse do të jetë i përfshirë ose jo, unë do të jem në çdo protestë kundër Edi Ramës, por edhe deputetët e PD duhet të jenë. Edhe për formalitet deputetët duhet të ishin në grupet e nxjerra edhe si një akt që tregon një lloj kujdesi në grupet e punës.

Xhokaxhi: Ju do të merrni pjesë në grupin e punës?

Salianji: Ne nuk jemi në një situatë normale, por mua nuk më pengon asgjë që të bëj përpjekjet maksimale që të ketë sa më shumë njerëz.

Xhokaxhi: Ju thatës se nuk doni të komentoni atë që thonë kolegët, por kjo lloj teorie që del se protesta është për interes të Sali Berishës?

Salianji: Në politikë gjithsecili ka interes, dhe padyshim që politika në demokraci funksionon në mënyrë të tillë kur interesat e partisë përputhen me ato të qytetarëve, përmbyset qeveria. Çmimet në Shqipëri u rritën ende pa krisur pushka e parë në Ukrainë. Por Shqipëria ka taksat më të larta për naftën, nga ana tjetër nuk ka asnjë lloj subvencionimi, ka ngritur borde që ju shërbejnë oligarkëve. Qeveria në këtë periudhë ju ka marrë më shumë para qytetarëve. Nëse familjet shqiptare nuk ia dalin dot, kanë shpenzuar më shumë para se vitet e kaluara qeveria ka fituar 340 milionë euro më shumë, pra e ka transferuar krizën në xhepat e qytetarëve. Pra sot këto para nuk do ua japë qytetarëve, por do ua japë oligarkëve.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!