A është prishur marrëdhënia mes Messit dhe PSG-së?

schedule22:57 - 20 Mars, 2023

schedule 22:57 - 20 Mars, 2023

Ende nuk ka marrëveshje për rinovimin edhe pse ditët vazhdojnë të kalojnë. Parisienët arritën një marrëveshje verbale në dhjetor me yllin argjentinas, por ende nuk ka asnjë fjalë zyrtare apo diçka të nënshkruar.

Koha po shkon shumë shpejt dhe PSG-së i kanë mbetur më pak se tre muaj para se ylli i tyre të mbetet pa ekip. Nga ana e Katarit është propozuar si objektiv prioritar rinovimi i Leo Messit. Jo vetëm për sportin, por për atë që argjentinasi gjeneron në nivelin e marketingut. Megjithatë, frika po ndihet në kryeqytetin francez.

Si të mos mjaftonte kjo, tifozët luajtën rolin e tyre si gjyqtarë dhe të dielën e kaluar u dëgjuan fishkëllima të shumta në stadium. Për më tepër, në fund të lojës ndaj Rennes 0-2 lojtarët u kërkuan falje tifozëve, ndërsa Messi u fut me shpejtësi në dhomat e zhveshjes.

A u prishen marrëdhëniet mes Leo Messit dhe PSG-së?

Ajo që është e qartë është se tifozët prej disa javësh janë ngopur me Messin. Ai nuk po kalon momentin e tij më të mirë që nga rikthimi i Kupës së Botës në Katar dhe ultrasit parizien shohin një tepricë relaksi te lojtari më i mirë në botë. Pavarësisht kësaj, të dhënat flasin ndryshe. Pas Kupës së Botës, ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 ndeshjet e luajtura, edhe pse eliminimi i Champions League ka njollosur gjithçka. /G.D abcnews.al/

Burimi: Fichajes