Blero dhe Afrona Dika përfliten se janë ndarë. Shkak për këto spekulime u bënë fotot e përbashkëta që ata fshinë nga rrjetet sociale. Por ndërsa ende nuk kishte një reagim publik, ata hoqën gjithashtu njëri-tjetrin nga Instagrami. Ky veprim është parë si një konfirmim se janë ndarë.
Së fundmi, Blero ka folur publikisht duke mos pranuar asgjë. Ai tha se lajmet që kanë qarkulluar nuk i ka lexuar ndërsa për fshirjen e fotove nga Instagrami, deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.
“Unë Instagramin tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme.
Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse nuk kam interes.”, tha Blero.
/abcnews.al