A e “uzurpoi” Rama aktin e çeljes së negociatave? Analistët: Është normale në politikën shqiptare

schedule21:24 - 21 Korrik, 2022

schedule 21:24 - 21 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama është pyetur në Bruksel pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare se pse nuk kishte përfaqësues të opozitës në ekipin negociator të Shqipërisë. Teksa tha se formati me trupën ishte përcaktuar nga komisioni, Rama tha se nëse do kishte kërkuar ndryshim për të ftuar një përfaqësues opozitare, ‘nuk e dimë kush është kush në anën e opozitës.

Ndërkohë në studion e “Log.” në ABC, u diskutua nëse kërkoi kryeministri Edi Rama të “uzurponte” këtë ngjarje të rëndësishme.

Analisti Skënder Minxhozi përmendi emrin e Jorida Tabakut për të cilën tha se duhet të ishte në tryezë nga opozita shqiptare në konferencën e parë ndërqeveritare. Mes të tjerash Minxhozi shtoi se përvetësimi dhe protagonzimi i Ramës, është një mënyrë për të “uzurpuar” këtë ngjarje të madhe.

“Ka që në 2018 që tentohet. Se ka vite që dalin dhe kthehen rrugës. Lojën që ka provuar, mendoj që ky hap ka edhe më pak vlerë. Politikanët shqiptarë të tillë janë. Se integrimin apo aktet që bëhen në qeverisjen e tyre është meritë e tyre” tha Minxhozi.

Ndërkohë edhe analisti Mentor Nazarko, tha se në politikën shqiptare lideri i qeverisë e ka si pikësynim që në çdo marrëveshje apo arritje të jetë firma e tyre.

“Shqipëria ishte e hapur me BE. Ndodhi edhe me hyrjen në NATO.” tha Nazarko.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!