A e kërkoi rrëzimin e Qeverisë Kurti? Grenell përgjigjet për deklaratat e Arben Gashit

schedule13:29 - 11 Nëntor, 2021

schedule 13:29 - 11 Nëntor, 2021

Ish-emisari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, nuk ka pohuar e as mohuar pretendimet e Arben Gashit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ai ka ndikuar në rrëzimin e Qeverisë Kurti vitin e kaluar.

Grenell përmendi edhe pretendimet se si pikërisht ai kishte meritë në rrëzimin e qeverisë së kaluar të Kurtit sepse gjoja ka i dhënë LDK-së prej një jave që ta rrëzojnë të njëjtën.

“Gjithmonë kemi pyetje të njëjta prej mediave. Duhet të shikoni në të ardhmen, jam përgjigjur në këtë pyetje disa herë. Jo nuk kam thënë këtë, i kam shpjeguar liderëve në Kosovë në mënyrë të qartë, se cila ishte politika amerikane dhe se nuk do të shfrytëzojmë paratë e tatimpaguesve tanë të investojmë në politikë dhe programet të cilat qeveria e Kosovës po i minon me taksa prej 100 për qind.”

“I kam thënë liderëve të Kosovës në mënyrë të qartë se kjo nuk është politikë e mirë ekonomike dhe se ne këtë nuk do ta mbështesim, dhe ata vet kanë llogaritur se do të duhet të marrin vendime politike pa mbështetje të SHBA. Unë kurrë nuk kam propozuar çfarëdo vendimi politik”, ka shpjeguar Grenell në një paraqitje për media.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvend, Arben Gashi, ka thënë se ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti 1./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!