Bes Kallaku është shfaqur në shumë dimensione këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC duke treguar një anë tjetër të tij që nuk e kishim ditur.
Në mbrëmjen dedikuar aktorit të humorit ishin mbledhur bashkëpunëtorët e tij më të mirë në muzikë me të cilët ka krijuar hite si Klajdi Haruni, Ylli Baka, Andi Shkoza dhe Rati.
Ndër të tjera, nuk munguan disa nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij, por të gjithë në formë surprize.
Gjyshja e tij, e cila është edhe një ndër gjyshet më të famshme në Shqipëri, Ija, erdhi në studio gjatë mesit të mbrëmjes, teksa Ylli Baka po performonte këngëm “Mirëmëngjes nëna ime”.
Ardhja e saj i ka emocionuar të gjithë, ndërsa Besi e ka pritur me përqafime dhe nuk ndalonte dot së puthuri atë në ballë.
Teksa janë ulur për të biseduar, Jonida Shehu ka pyetur Ijen nëse nipi i saj Besi e ka paguar kur ajo ka marrë pjesë tek klipet e tij.
“Qyqa si nuk më paguan”, u përgjigj menjëherë Ija.
“Kërkon vetë kjo. Filluan ta ftonin Ijen pastaj, por më thoshte ku shkoj unë papagesë. Dhe kur hapi Instagram dhe i them bëji share këtyre që të kanë bërë lulet. Erdhi Presidenti tek shtëpia e Ijes me lule dhe tha “për një tufë lule t’i bëj tag unë?”, shtoi Besi teksa kanë shpërthyer të qeshurat në studio./abcnews.al