A duhet t’i ndalojë Shqipëria turistët rus? Ekspertët flasin në “Log.”

schedule21:52 - 5 Maj, 2022

schedule 21:52 - 5 Maj, 2022

Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, kishte një panel të larmishëm ekspertësh në fushën e mbrojtjes, ptë cilët diskutuan për luftën dhe sa e gatshme është Shqipëria nëse ndodh një përplasje e armatosur.

Në nisje të bisedës gazetari Endri Xhafo shtroi pyetjen për të ftuarit lidhur me deklaratën e bërë ditën e martë nga ana e presidentit Ukrainas Volodymir Zelensky, i cili i kërkoi parlamentit shqiptar që të ndalojnë hyrjen e turistëve rusë në vendin tonë.

Lidhur me këtë pyetje ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u shpreh se institucionet ligjzbatuese duhet të tregohen më të kujdesshme ndaj personave të vendeve jo mike që hyjnë në Shqipëri.

Ndërkohë që në të njëjtën linjë me Mediun ishte edhe ish-komandanti i Forcave Speciale, Dritan Demiraj.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi dhe pedagogu i së Drejtës Ndërkombëtare Hektor Ruci thanë se Shqipëria duhet të ecë në të njëjtën linjë me bashkimin Europian.

Pjesë nga biseda:

Mediu: Shqipëria duhet të jetë proaktive me atë që ndodh në Ukrainë në raport me Rusinë. Sanksioni i figurave nga Rusia është një sanksionim që ndodh në proces. Ka patur një qëndrim të zotit Berisha i cili është pozitiv, sepse kemi thirrjen e presidentit Zelensky, ne duhet të kemi një vështrim më të qartë për ata që kanë hyrë apo hyjnë në Shqipëri, për të ndaluar në çdo rast për personat që kanë hyrë në Shqipëri por që mund të kenë kryer krime.

Demiraj: Sasia e turistëve rusë që hyjnë në vendin tonë është modeste. Bashkohem me mendimin e zotit Mediu edhe shërbimet inteligjente, kanë një vëmendje më të shtuar për turistët që futen nga vendet jo mike.

Minxhozi: Me kalim e javës Zelensky e modifikoi mesazhin e tij duke ja përshtatur strukturave. Kërkesa e tij është normale, ka rolin e shtrënguesit të disave sa i përket sistemit ndërkombëtar, ai kërkon masë më represive, paketa për të cilin do flasim është frymëzuar nga Zelensky. Ne kemi më shumë qëndrime politike.

Xhafo: A duhet të futen turistët rusë?

Minxhozi: Duke para të çarët e sanksioneve ende në vendet perëndimore, ky ehte një qëndrim fleksibël, dhe unë pajtohem me qëndrimin e qeverisë shqiptarë e cila tha se do ta marrim këtë masë në raport me vendet e BE.

Ruci: Nëse ndiqet parimi i politikës Europiane dhe Shqipëria është më e sigurtë, thjeshtë të ndjekim trendin e vendeve të BE.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!