Mjeku Drilon Çupi, specialist i mjekësisë interne dhe urgjencës në Gjermani në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ në ABC u shpreh se vaksinimi kundër COVID-19 nuk duhet të jetë me detyrim.
“Procesi i vaksinimit nuk duhet të jetë i detyrueshëm. Në gjithë botën ka dy grupe, një që është i bindur që të mos vaksinohet dhe ka një pjesë që janë dyshues.
Gjithë procesi është që njerëzit që janë në dyshim duhet t’i njohim për efektin për largimin e pandemisë. Për grupin tjetër që e refuzon, ata gjejnë sa më shumë fakte dhe sado që t’ua tregojmë me fakte, kurrë nuk do të vaksinohen. Kohët e fundit ka skeptikë nëse vaksinimi ishte rruga e duhur” tha ai.
“Është shumë e rëndësishme që vaksinimi duhet të vazhdojë, por unë jam kundër vaksinimit me detyrim. Detyra jonë si mjekë është për të përcjellë informacionet, cdo njeri vendos vetë për veten e tij. Populli më parë duhet të informohet” tha më tej ai.
Sot po flitet për dozën e tretë, por a do të thotë kjo se dy të parat nuk ishin të efektshme? “Është proces në shqyrtim e sipër nga të gjitha zyrat në Gjermani për një dozë të tretë. Është thënë që në fillim që imuniteti natyral i atyre që kanë kaluar COVID ka qenë nga 6-9 muaj, po e njëjta trajektore ka qenë edhe për vaksinimin.
Mendohet se të gjitha grupet mbi 65-vjeç që kanë sëmundje shoqëruese të vaksinohen me një dozë të tretë, por kjo është akoma në shqyrtim e sipër, nuk ka një vendim zyrtar. Filozofia epidemiologjike është që të arrihet imuniteti mbi 85% që të ulet tejkalimi i virusit të njerëzit” tha ai.
A duhet të vaksinohen fëmijët? “Në Gjermani është autorizuar vaksinimi i fëmijëve deri në 12-vjeç, po studiohet të ulet deri në 5-vjeç. Kjo ka ardhur më shumë, pasi arsyeja kryesore kanë qenë pengesat për udhëtimet jashtë vendit dhe indirekt ka detyruar vaksinimin e fëmijëve. Synimi është vaksinimi i 85% të popullsisë. Por kjo nuk mund të bëhet me detyrim, sipas mendimit tim. Unë mendoj që fëmijët nën 18-vjeç, sidomos me ‘Deltën’ nuk duhet të vaksinohen, sepse nuk kam argumente që t’i bind prindërit.
Mosha nën 18-vjeç nga ‘Delta’ janë më të paktë në numër për hospitalizim apo vdekjeve, prandaj hezitoj që t’i them një prindi t’i vaksinojë. A ka vaksina një komplikacion për të ardhmen? Vaksina mARN, mekanizimi i tyre është i tillë që nuk kanë mundësi të japin reaksione të mëvonshme, pasi për 55 orë shkatërrohen nga trupi i njeriut.
Mesazhi gjenetik, nuk futen te bërthama e qelizave tona, por veprojnë jashtë bërthamës së qelizës. Informacioni gjenetik i këtyre nuk transmetohet më tej. Kjo ka rëndësi edhe për punën e riprodhimit që mund të kenë frikë, është më e rrezikshme që COVID të sjellë çrregullim sesa vaksinat” tha ai./ db/Abcnews.al