A duhet të shkojmë drejt një mbyllje të dytë? Erion Dasho: Çfarë strategjie duhet të ndiqet

schedule09:07 - 3 Nëntor, 2020

schedule 09:07 - 3 Nëntor, 2020

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho foli mbi mundësitë e rikthimit të një karantine të dytë në vendin tonë. Në një lidhje me Skype nga Gjermani me emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Dasho u shpreh se pikësëpari duhet të merret parasysh sesi paraqitet gjendja e pandemisë në vend, për të vepruar më tej me marrjen e masave.

“Jo, me të dhënat që vijnë nga Shqipëria, në përmasat që ka epidemia në Shqipëri duhet të njohim gjendjen, na duhen testime që të shohim ku jemi. Të gjitha masat që merren në Gjermani merren të bazuara mbi numrin e rasteve. Në Shqipëri merren siç zgjohet kryeministri në mëngjes dhe thotë sot do të marrim këtë masë.

Të gjitha këto masa kanë një emërues të përbashkët represionin dhe kufizimin e të drejtave të qytetarit, por merren masa sesi do t’i shtypin qytetarët, dhe t’i dëmtojnë akoma më tepër.  Masa ka kuptim në mjedise të mbyllura. Po Suedia e ka zgjidhur situatën sepse krijoi partneritetin mes qytetarëve dhe qeverisë. Duhet një strategji dhe gjithëpërfshirëse, një kompleksitet masash dhe të gjitha këto të marrin përgjegjësitë e veta.”, tha Dasho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!