A duhet të ndihen shqiptarët të tallur? Varhelyi: Pyetje e fortë, vendimin për integrimin e marrin shtetet e BE

schedule15:36 - 28 Prill, 2022

schedule 15:36 - 28 Prill, 2022

TIRANË – Edhe pse për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është thënë shpesh herë që i kanë përmbushur detyrat e tyre për të nisur negociatat për integrimin në Bashkimin Europian, ende nuk ka diçka konkrete dhe procesi është zvarritur.

Gjatë konferencës së sotme në Tiranë komisionerin Oliver Várhelyi u pyet nëse po tallet me Shqipërinë, nisur nga fakti që komisioni rekomandon çeljen e negociatave dhe Këshilli e bllokon?

Várhelyi tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se askush nuk po tallet me Shqipërinë.

Varhelyi: Është pyetje e fortë dhe është një situatë serioze. Do të thoja në të njëjtën ton se nuk është Shqipëria që po tallet BE por BE po tallet me veten. Por nuk është kjo që dua të them. Është roli i Komisionit që duhet të promovojë secilin kriter. Ne e themi kur bëhet kjo gjë. Por vendimin e kanë shtetet e BE. Ndaj unë po bëj këtë tur dhe këtë punë. /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!