A duhet të ndërhyjë NATO në Ukrainë siç bëri në Kosovë, flet gjenerali Clark

schedule15:12 - 30 Mars, 2022

schedule 15:12 - 30 Mars, 2022

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clarck, në një intervistë për Gazetën Express ka folur për situatën e krijuar në Ukrainë pas agresionit dhe luftës që Vladimir Putin ka nisur prej më shumë se një muaji. Por a duhet të intervenojë NATO për të ndalë agresionin e Rusisë, siç kishte vepruar në rastin e Kosovës.

Clark thotë se për momentin, një përgjigje e tillë ndaj Rusisë nuk është e duhura, megjithatë thotë se veprime më të drejtpërdrejta të NATO-së mund të jenë të nevojshme në një moment tjetër në të ardhmen.

“NATO duhet të gjejë mënyra për të forcuar sigurinë në Europë; Një pushtim rus në Ukrainë do ta vendoste në rrezik NATO-n dhe stabilitetin në Europë. Tani për tani, vendet anëtare të NATO-s duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet duke dhënë mbështetje të plotë diplomatike, humanitare dhe ushtarake. Një fushatë ajrore e NATO-s, siç bëmë për Kosovën, nuk është përgjigjja e duhur në këtë pikë, por veprime më të drejtpërdrejta të NATO-s mund të jenë të nevojshme në një moment të ardhshëm”, ka thënë Clark. /GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!