Kandidati për deputet i PD, Helidon Bushati foli në Radari Informativ në “ABC” për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai u shpreh se Partia Demokratike në këto zgjedhje synon 7 mandate në Shkodër, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama e ka neglizhuar rëndësinë e këtij qyteti.
“Objektivi ynë në Shkodër është që të arrijmë 7 mandate. Në zgjedhjet e fundit kemi marrë 5 mandate, por sot situata është krejt tjetër. Kujtojmë se 8 vite shkatërrim nuk mund të vazhdojnë më. Nuk mund të ketë edhe 4 vite shkatërrim për Shkodrën sepse do të kishte shpopullim total. Kjo nuk është një sfidë Rama dhe Basha, por nevoja për ndryshim që do të përfshijë edhe Shkodrën. Sot diskriminimi është më i qartë se kurrë”, tha Helidon Bushati.
E pyetur nga ne gazetarja Jonida Shehu, se a përdoren të dhënat për strategji elektorale, Bushati tha se politika është në kontakt me marrjen e të dhënave , por theksoi se vullneti i popullit do të shihet në 25 prill.
“Fakti që PS ka bërë vjedhje të të dhënave personale, nuk i bën ato individë të votojnë për PS. Vullneti i popullit do të tregohet në 25 prill. Fakti që PS ka arritur të ketë të dhëna të numrit të telefonit, apo kartën e ID, tregon një frikë që kjo parti ka për këto zgjedhje. Sot dihet se kush është rezultati, ndryshimi është i nevojshëm”, tha më tej Helidon Bushati.
Ndërsa foli për ish- kryeparlamentaren Jozefina Topalli e cila themeloi partinë “Lëvizja për Ndryshim”, Bushati theksoi se duhet të ishte Topalli ajo e cila duhet të bashkohej me Partinë Demokratike.
Pyetje:A duhet të ishte bashkuar PD me Jozefina Topallin?
Bushati: Unë mendoj që duhet të ishte Topalli ajo që duhet të ofrohej tej Partia Demokratike. Por me vullnetin e saj të lirë nuk ka aplikuar për të qenë kandidate e PD-së.
-Frika për shitblerjen e votës?
Bushati: PS në 8 vite ka çuar para një projekt të tjetërsimit të vullnetit të elektoratit. Rama do të mbetet në histori si kryeministri që solli në Parlament trafikantë . Paratë e korrupsionit dhe kanabisit i holli duke blerë vota në 2013. Ne kemi dërguar në Prokurori 52 dosje që përfshijnë shitblerje të votës dhe tjetërsimit të vullnetit të elektoratit për të gjithë Shqipërinë.
/abcnews.al/

