A duhet lejuar kanabisi mjekësor? Hoxha: Problemi i Shqipërisë është kanabisi rekreativ. Kikia: Nuk kemi fuqi farmaceutike

schedule21:56 - 11 Prill, 2022

schedule 21:56 - 11 Prill, 2022

Lejimi ose jo i kanabisit mjekësor, ishte një temë e nxehtë e cila u diskutua të hënë në mbrëmje në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

I ftuar në studio gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se kanabisi mjekësor nuk e zgjidh problemin e madh që ka Shqipëria, që është kanabisi rekreativ.

Frika që kanë gjithë shqiptarët është kanabisi rekreativ. Brand ne nuk kemi kanabisin mjekësor, kemi kanabisin rekreativ. Pra problemi i Shqipërisë sot është kanbisi rekreativ, kanabisi mjekësor edhe mund të lejohet, por nga ana tjetër unë mendoj se ky lloj kanabisi i cili ka përqindje shumë të ulët të THC-së, edhe nëse do të lejohet do të jetë për kompani që kanë një buxhet të caktuar, nuk na zgjidh hallin tonë, atë të kultivuesve. Rama ka gjetur një element, ka hedhur pigment në ujë të pastër”, tha Hoxha.

Ndërsa për analistin mentor Kikia legalizimi i kanabisit mjekësor do të ishte një tjetër plagë që do i hapej shoqërisë shqiptare.

Sipas tij sot në Shqipëri nuk mund të sillemi sikur jemi amerikanë. Ai theksoi se lejimi i kanabisit mjekësor në Sqhipëri mund të bëhej vetëm në rast se në vendin tonë do të kishte fuqi farmaceutike.

Fakti që nuk ndalonim dot eksportin e kanabisit, ndaluam gomonet. Më vonë do ndalojmë edhe mushkat. Në këtë Shqipërinë tonë ligjet duhet ti bëjmë duke iu referuar Shqipërisë. Jo çdo gjë që ndodh në Amerikë është e mirë. Sepse FDA që ka licencuar këtë ka licencuar edhe sheqerin sintetik, që ka fryrë amerikanët. Unë jam dakord nëse Shqipëria do të kishte fuqi farmaceutike, mund të diskutohej, por Shqipëria nuk prodhon asgjë. Ky kanabisi që do mbjellim ne kujt do i shitet? Do ua shesim vendeve që e kanë të lejuar me legjislacion, pse nuk e mbjellin dot vetë ata që do presin nga ne?”, tha Kikia.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!