Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në negociatat për emrin e ri të Presidentit, Enkelejd Alibeaj vijon të përfaqësoj Grupin Parlamentar të PD-së. Sipas tij janë disa procedura që duhen ndjekur në Kuvend për sa u përket Grupeve Parlamentare.
“Ka procedura se si certifikohen se mund të ketë shumë vetë shkarkime dhe vetë shpallje. Në Kuvend ka disa procedura. Dhe për aq kohë që Alibeaj përfaqëson opozitën dhe është kryetari i grupit të asaj force. Do të jetë në tryezë. Unë nuk di të jetë shkarkuar Alibeaj. Se çfarë ndodh në PD është problem e tyre. Unë them që të gjejnë brenda tyre me negocim.” tha Gjiknuri.
Teksa Kryeministri Rama e ka përjashtuar kategorikisht Sali Berishën nga çdo llojë negociate, ndërsa Gjiknuri ka lënë hapësirë se “Rithemelimi” nëpërmjet Enkelejd Alibeajt mund të sjellë një emër për Presidentin e ri.
“Nëse Alibeaj kërkon të bashkojë grupin e PD me një emër të Presidentit është në rregull. Berisha për ne nuk ekziston si faktor politik. Por nëse Alibeaj me të tjerë, se vetëm Berishën dimë “Non Grata”. Por nëse ata vijnë pas Alibeaj për një kandidaturë që i bashkon ata. Unë e mirëpres. Të mblidhet të diskutojnë brenda PD. Hodha një ide.” tha Gjiknuri./abcnews.al/