A do t’i rikthehet opozita e bashkuar protestave?

schedule18:16 - 15 Janar, 2020

schedule 18:16 - 15 Janar, 2020

Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë pasdite në selinë e PD-se është diskutuar mes kolegjit të kryetarëve dhe kryedemokratit Basha mbi aksionin opozitar.

Burimet thanë se kryetarët e degëve kanë kërkuar që tu rikthehen protestave në shkurt.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me datën perfundimtare, por si mundësi për zhvillimin e ri të një tubimi kombëtar kanë qenë datat  16 ose 20 shkurt.

Gazetari Juxhin Mustafaraj nga selia e PD-së u shpreh se për 60 minuta është zhvilluar mbledhja mes Bashës dhe kryetareve të PD-së në rrethe. Basha ka sqaruar se vendimi për të djegur mandatet ka qenë veprim i drejtë. Ka patur një ide nga kryetarët e degëve për të zhvilluar një protestë ndërmjet datave 16 shkurt dhe 20 shkurt që do të simbolizonte 1 vit protestë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aktualisht nuk ka një vendim final nëse do të ketë apo jo protestë-marshim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!