A do t’i paguajë taksat për Harry-n dhe Meghan-in? Kandaja merr vendimin

schedule10:05 - 28 Shkurt, 2020

schedule 10:05 - 28 Shkurt, 2020

Sapo nisën jetesën e re në Kanada, Harry dhe Meghan u përballën me disa “probleme” nga shteti i ri ku po qëndronin.

Qytetarët kanadezë vendosën kushte për çiftin duke firmosur një peticion në internet, ku kërkonin që duka dhe dukesha t’i paguanin vetë shpenzimet e tyre të sigurisë shkruan The Guardian.

Ata kërkuan të mos jenë të detyruar të paguajnë taksë për sigurinë e çiftit.

Kështu, Kanadaja ka vendosur që së shpejti të ndalojë sigurimin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, gjë të cilën e ka konfirmuar qeveria federale.

“Ndihma do të ndalojë në javët e ardhshme, në përputhje me ndryshimin e tyre në status,”- shkruhet në deklaratën e sigurisë publike.

Meghan dhe Harry do të largohen përfundimisht nga familja mbretërore më 31 mars, ndërsa ende po përfundojnë detyrat e tyre të fundit si çift mbretëror./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!