A do t’i dorëzojë Kryemadhi stafetën e LSI-së Metës pas 24 Korrikut? Monika: Ndihem fajtore për disa gabime

schedule10:28 - 4 Korrik, 2022

schedule 10:28 - 4 Korrik, 2022

Kryetarja e LSI-së Monika Kyemadhi ka bërë këtë të hënë denoncime të tjera të lidhura me aferën korruptive të Inceneratorëve.

Në një konferencë për mediat, kryetarja e LSI, bëri të ditur se Klodian Zoto ka bashkëpunuar me 24 kompani duke përfituar 189 milion dollarë.

Teksa u pyet nga gazetarët për fatin e LSI-së pas 24 Korrikut, dita që mbaron mandati i presidencës për Ilir Metën, Monika Kryemadhi la të nënkuptohet se ajo do të vazhdojë të ketë drejtimin e LSI-së.

Monika Kryemadhi u shperh se ndihet fajtore për disa gabime që ka bërë anë të kaluarën si drejtuese e LSI-së, duke përmendur këtu djegien e mandateve të deputetëve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Kryemadhi tha se kjo gjë e bën përgjegjëse për të vazhduar drejtimin e partisë për t’i dhënë fund skemës korruptive  të  inceneratorëve, që nga skemë e  inceneratorëve  ka çuar në zbulimin e skemës së  pastrimit të parave, që largojnë bizneset e ndershme.

“Marrëdhënia ime me Metën i ka kaluar 30 vjet. Nuk është garë e madhe me nesh për këtë çështje. Historia e LSI-së  do të vazhdojë. Unë ndihem  fajtore për shkak të djegies së mandateve, sepse sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve, aq më shumë kuptojmë që janë edhe shumë para të paguara nga PD e Lulzim Bashës.

Kuptoj se si kompanitë e inceneratorëve, por edhe ato koncensionare, kanë qenë sponsorizuesit kryesor të të gjithë aksionit opozitar për ta dështuar gjithë aksionin në funksion të qytetarëve shqiptarë.

Vizionin që kishte Meta për këto veprime të gabuara dhe vdekjeprurëse të opozitës, më bëjnë mua përgjegjëse për të vazhduar këtë skemë të inceneratorëve, që sot nga skema e inceneratorëve kemi dalë te skema e pastrimit të parave, që largojnë bizneset e ndershme.

Çështja e 25 korrikut do jetë një nga datat e shumta që ka LSI për t’u bashkuar dhe për të krijuar një opozitarizëm, për të kthyer normalitetin, llogaridhënien.

Nuk mund të thuash që funksionon llogaridhënia, sistemi i drejtësisë, institucioni, shteti, ndaj dhe 25 korriku do të jetë një etapë e re që formalizon gjithë skenën politike, jo vetëm atë opozitarë, që do të përfshirë botën akademike, emigrantë, të rinj e të reja. Çështja e integrimit evropian të Shqipërisë është çështje jetësore për ne, sepse është e vetmja mënyrë për të ndaluar atë çfarë ndodh në Ukrainë sot, mund të jetë nesër në Shqipëri”, tha Monika Kryemadhi.

 

abcnews.al/