Në pikat kufitare duket se situata është e qetë dhe lëvizja e hyrje daljeve të qytetarëve janë normale siç mund të ndodhë zakonisht.
Gazetarja Konstana Morava nga pika kufitare e Kapshticës, raporton për ABC News se në këtë pikëkalim nuk ka fluks lëvizjes dhe sipas saj shumica e personave që hyjnë janë turistë ose qytetarë që jetojnë jashtë kufirit që vijnë në vendlindje për të kaluar fundjavën.
Gjithashtu në Kakavijë duket se kemi një situatë të njëjtë për kalimin e qytetarëve, ku gazetari Elidon Berberi thekson se lëvizjet janë si në një ditë normale dhe mbase në orët në vijim mund të ketë një fluks më të shtuar të emigrantëve. /abcnews.al