Nënkryetar i AAK, Pal Lekaj, në një lidhje për “Ballkan” në ABC News, foli për deklaratat e Pablo Escobar, ku tha se janë një goditje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Sa i përket deklaratave të Escobarit mendoj se janë mjaft shqetësuese për politikanët që mendojnë ndryshe dhe qytetarëve. Miku më i madh i shtetit të Kosovës që ka ndihmuar kurdo është
Është goditje e madhe për qeverinë dhe shtetin e Kosovës, si dhe për qytetarët. Nuk duhet të lejojmë që të ndodhë një gjë e tillë. Nuk mund të lejojmë që të kemi një lider antiamerikan, por themi që aq sa kemi fuqi do të bëjmë tonën, por s’kemi fuqi ta rrëzojmë si qeveri. Atij duhet t’i thuhet stop. Ne do bëjmë të tonën si qytetar dhe opozitar.”, u shpreh ai.
Ndërsa për mundësinë e shpalljes non grata nga SHBA-të për Kurtin, Lekaj tha se duhet të veprohet sa më shpejt për të mirën e popullit, shtetit të Kosovës dhe rajonit.
“Ne nuk mund të vendosim për këtë, por janë SHBA-të. Sa më shpejt që të veprojmë aq më mirë është për qytetarët dhe Kosovës. Po ashtu edhe për situatën në Rajon.”, përfundoi Lekaj. /abcnews.al