A do të shkohet në zgjedhje të parakohshme? Deputeti shqiptar në Malin e Zi flet për ABC

schedule22:51 - 28 Janar, 2022

schedule 22:51 - 28 Janar, 2022

Më 4 shkurt, Kuvendi i Malit të Zi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme që prej orës 10:00 të paradites. Kryeministri malazez Zdravko Krivokapić ka paralajmëruar mocion për shkurtin e mandatit të Kuvendit.

I ftuar në emisionin “Ballkan” në ABC me gazetaren Linda Karadaku deputeti shqiptar në Malin e Zi Genc Nimanbegu deklaroi se vendi ndodhet në kulmin e një beteje të krijuar nga qeveria aktuale. Ai tha se propozimi i kryeministrit nuk mund të realizohet pasi nuk ka asnjë subjekt politik që do ta përkrahë pasi është një mocion i mbivendosur.

“Mali i Zi është në kulmin e një beteje politike që është krijuar nga qeveria aktuale. Kjo qeveri tani e cila është themeluar në kishën ortodokse diku në shtator të vitit 2020. Është nënshkruar mocioni me opozitën mocioni për rrëzimin e qeverisë në datë 4 shkurt. Si kundër reagim nga kryeministri ka nisur mocioni për shkurtimin e mandatit të kuvendit. Kjo është lëvizje që nuk bëhet kur është ngritur mocioni i parë.

Është fare racionale që mocioni i kryeministrit të mos jetë në rend dite të Kuvendit pasi nuk ka subjekte politike që do ta përkrahin në rend dite. Lëvizja për votëbesimin e qeverisë që do të bëhet një orë më vonë është konceptuar për rrëzimin e qeverisë. Ka votat e mjaftueshme për të rrëzuar këtë qeveri”, tha ai.

Ai shprehu bindjen se këtë mocion nuk do e votojnë më shumë se 10-15 deputetë. “Qeveria nuk i ka dhënë rëndësi parlamentarizmit. Kur të vijë mocioni i votëbesimit nuk do të ketë vetëm opozitën dhe katër deputetë që do ta votojë rrëzimin e qeverisë. Vetëm 10-15 deputetë do ta përkrahin”, u shpreh ai.

Pyetur nëse Mali i Zi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme ai theksoi se ky mocion mund të jetë zgjidhje, por sipas tij diskursi aktual nuk garanton qeverisje stabile.

“Ky mocion për zgjedhje të parakohshme mund të jetë zgjidhje. Por unë si deputet e shoh se edhe nis të formohet një qeveri teknike do përgatisë zgjedhje që mund të bëhen brenda një viti nga data e sotme. Por diskursi nuk garanton qeverisje stabile. Ne si parti shqiptare tregon se qëndrimi jonë ka qenë në rrugë të drejtë. Tani ndodhemi në një situatë kur mund të presim shumë aktivitete që janë negative për çdo qytetar në Mal të Zi por edhe për ne shqiptarët në Mal të Zi”, tha Nimanbegu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!