Drejtor i KESH, Ergys Verdho i ftuar tek “Sheshi i Dollarit”, me gazetaren Genta Dobra ka komentuar dhe fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë tha se mund të rikthehet sërish fasha për çmimin e energjisë elektrike.
Verdho është shprehur se në situatën që jemi për shkak të reshjeve që kanë përfshirë vendin tonë herë pas here ndoshta nuk do të ketë dhe nevojë për një fashë energjie, por është e rëndësishme që të jemi të përgatitur për çdo gjë ndaj për këtë është e rëndësishme që herë pas here ta kujtosh qytetarin se duhet të kursesh.
Ndër të tjera ai ka tgheksuar se me të gjithë masat që kanë ndërmarrë kompania elektroenergjitike shpreson që në vitin 2030 të arrijë që të jetë e sigurtë dhe larg krizave globale.
“Në kushtet e një viti më parë ne ishim në krizën globale të energjisë, jo se kemi shpikur gjë por vumë në veprim mekanizmat që mund të ulnin konsumit. Dhe në sajë të fushatës së fushatës sensibilizuese solli edhe uljen e konsumit nga ana e qytetarëve. Hera herës ne duhet që ta kujtojmë se çmimi mund të shkojë, pasi ne nuk e dimë si do të shkojë lufta, si do të shkojnë njësitë prodhuese ato me karbon apo ku di unë se janë situate globale që mund të na çojnë në një situatë rritje çmimi, ndaj ne duhet që ti kujtojmë popullit që të kursejnë.
Kapacitetet e kaskadës së Drinit janë në kushte maksimale, por problem është kur nuk kemi reshje dhe ka vetëm thatësirë. Kriza na ndihmoi të kurse, të rrisim kapacitetet gjeneruese.të gjithë nismat që ne po marrim tregojnë që deri në vitin 2030 ne të jemi të pavaruar nga kriza ekonomike”, ka thënë ai./abcnews.al