Moderatorja e njohur, Klea Huta është shumë e dashur nga publiku. Ndonëse ka vite në skenë, ajo mbetet një nga figurat më të kërkuara televizive.
Së fundmi, Klea ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram dhe pyetjet kanë qenë të shumta.
Një nga ato që kanë tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë edhe për projektet e ardhshme në ekran, pasi bukuroshja ka treguar se është edhe një aktore shumë e zonja dhe tashmë edhe një bizneswomen e suksesshme.
E pyetur nëse do t’i rikthehet në shtator ekranit, Klea i gëzoi të gjithë me përgjigjen e saj.
“Për të mos ikur më kurrë”, ka shkruar Huta në Instastory./abcnews.al