A do të rikthehen studentët në auditore? Sot në 14:00 merret vendimi, skenarët

schedule11:35 - 18 Janar, 2021

schedule 11:35 - 18 Janar, 2021

E ndërsa studentët kanë bërë një peticion duke kërkuar rikthimin në auditore, sot në orën 14:00 do të vendoset si do të vijohet me mësimin në universitete. Ministrja e Arsimit Evis Kushi do të zhvillojë një takim me rektorët e universiteteve.

Gazetari “ABC” Maksi Rama mëson se temë diskutimi do të jetë rikthimi ose jo në auditore për sezonin e provimeve.

Rektorët kanë disa skenarë për t’i propozuar ministrisë, një prej tyre është edhe rikthimi në auditore por kjo shihet me rezerva gjithmonë duke u bazuar në kapacitetet e auditoreve dhe rëndësinë e ruajtjes së distancës.

Rektorët pritet që të shfaqin edhe problematika të tjera që janë shfaqur gjatë kësaj periudhe në mësimin online për shkak të pandemisë.

 

/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!