A do të marrë pjesë Tajvani në asamblenë e OBSH-së për Covid?

schedule10:31 - 18 Maj, 2020

schedule 10:31 - 18 Maj, 2020

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, zyrtarët shëndetësorë do të mblidhen (praktikisht) javën e ardhshme në Asamblenë e Shëndetit Botëror për të vendosur se si bota duhet të trajtojë krizën.

Por një nga vendet që ka qenë më i suksesshmi në  menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi nuk do të marrë pjesë në këtë takim të organit vendimmarrës të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Tajvani është duartrokitur ndërkombëtarisht se arriti të mbajë nën kontroll dhe në mënyrë efektive përhapjen e virusit, dhe thotë se duhet të ketë një platformë për të ndarë përvojat e tij me botën.

Por Kina  që thotë se Tajvani është pjesë e territorit të saj ka bllokuar pjesëmarrjen e Tajvanit që nga viti 2016.

Javët e fundit, SHBA, BE, Japonia dhe disa vende të tjera kanë mbështetur përpjekjen e Tajvanit për të marrë pjesë në takim më 18 maj si vëzhgues.

Pse po disktutohet pjesëmarrja e Tajvanit?

Tajvani është vetë-qeverisur që kur qeveria kontinentale u rrëzua nga Partia Komuniste në 1949.

Nën politikën e saj, Pekini insiston se është sundimtari legjitim i Tajvanit dhe një ditë do të rikthehet nën udhëheqjen e kontinentit, me forcë nëse është e nevojshme.

Tajvani ka ushtrinë dhe monedhën e vet dhe është në drejtimin e disa qeverive si një shtet i vetëm dhe i pavarur.

Nën presionin kinez, 15 vende kanë ndërprerë lidhjet diplomatike me Tajvanin. Por Tajvani është përpjekur shumë për tu njohur nga organizatat si OBSH dhe të tjera.

“Ekziston vetëm një Kinë në botë. Qeveria e Republikës Popullore të Kinës është qeveria e vetme ligjore që përfaqëson tërë Kinën, dhe Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e Kinës,” deklarojnë mediat kineze.

Si përfundim a do e ftojë OBSH Tajvanin në mbledhjen për situatën e krijuar nga koronavirusi?

OBSH ka thënë se anëtarësimi ose pjesëmarrja e Tajvanit varet tërësisht nga vendet anëtare. Ai gjithashtu thotë se tashmë komunikon me zyrtarë shëndetësorë të Tajvanit.

“Ne po flasim për një vend që për një arsye shumë specifike është i përjashtuar nga mbledhjet e OBSH.së,” deklaron Prof Rigger.

Për sa kohë që statusi i tij mbetet i paqartë, ka të ngjarë që çështja e sovranitetit të vazhdojë të jetë një fushë beteje  në mosmarrëveshjet me Kinën kontinentale, edhe pasi virusi të ketë kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!