A i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama? Përgjigjet Sandër Lleshaj

schedule10:14 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:14 - 29 Shtator, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka kthyer përgjigje gazetarëve në lidhje me qëndrimin apo largimin e tij nga detyra para zgjedhjeve të 25 prillit.

Pyetur nëse i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, ai tha se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë duke e kryer atë me përkushtim, ndërsa ironizoi lajmet për largimin e tij se kjo tregon situatën e informimit në Shqipëri.

“Nëse besoni burimet tuaja është përgjegjësi e juaj. I kam dëgjuar vonë, dhe nuk e kam zakon të komentoj lajme pa kuptim. Jam në detyrë dhe vijoj të përmbush me përgjegjësi dhe angazhim maksimal detyrën.  Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thoni ju dhe unë vazhdoj detyrën. Lajmet që prodhohen do të thotë se sa të rëndë e kemi procesin e informimit në Shqipëri”, tha Lleshaj./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!