A do të ketë reshje në fundjavë? Meterologia: Temperaturat do të jenë tipike vere

schedule09:20 - 15 Shtator, 2023

schedule 09:20 - 15 Shtator, 2023

Meterologia Lajla Porja ka zbuluar se kjo fundjavë do të jetë me vranësira, më të dukshme në zonat malore.

Megjithatë, temperaturat maksimale do të shënojnë 34-35 gradë celcius, tipike vere dhe pse jemi në fillim të vjeshtes.

Janë shtuar vranësirat në territor, duke bërë që me kthjellime dhe vranësira të jetë e gjithë dita e sotme. Megjithatë, vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore. Nuk do të mungojnë dhe momentet me pika shiu kryesisht në ekstremin Veri, Veri-Lindje.

Për sa i përket situatës termike, ka pasur një rritje të lehtë në zonat termike, megjithatë mbeten rreth 11, 12 gradë celcius në zonat malore, por sot parashikohen rreth 34 gradë celcius temperaturat maksimale.

Fundjava, megjithëse do të ketë dhe vranësira, nuk do të mungojnë intervalet e gjata me diell, sidomos ditën e diel, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta. Vranësirat do të shfaqen kryesisht në zonat e pasdites, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore në ditën e shtunë. Pothuajse në të gjithë zonat lindore, duke sjellë momente me reshje të pakta, megjithatë dita e diel edhe pse do të jenë prezent vranësirat, nuk do të ketë reshje.

Fundjava do të mbetet me temperatura miniale, kryesisht 11-12 gradë në zonat malore dhe maksimale 34-35 gradë celcius, tipike vere dhe pse jemi në fillim të vjeshtës”, tha Porja./abcnews.al