A do të kandidojë si i pavarur në 2023-n për Bashkinë e Vlorës? Dritan Leli përgjigjet në “log.”

schedule22:07 - 30 Qershor, 2022

schedule 22:07 - 30 Qershor, 2022

Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, veç përgatitjes për sezonin turistik, foli dhe për të ardhmen e tij politike.

Ai u pyet nga moderatori Xhafo nëse do të kandidojë si “i pavarur” në zgjedhjet lokale të vitit 2023, duke parë marrëdhëniet e tij të krisura me kryeministrin Edi Rama. Por cila ishte përgjigja e Lelit?

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Zoti kryetar i Bashkisë më vjen mirë që ngërçi juaj me kryeministrin nuk ka krijuar probleme në cilësinë e shërbimit për qytetarët. Në një emision tjetër po këtu në LOG., ku tema ishte “Reforma territoriale”, një nga të pranishmit më tha se bashkia juaj ka pasur performancë shumë të mirë në arsimin parashkollor. Që ka të bëjë me kompetencat e reja që ka marrë pushteti vendor pas reformës së 2014-ës. Pra, veç Bashkisë së Tiranës, dilte mirë edhe Bashkia e Vlorës. Urime!

Leli: Qëllimi im ka qenë që të investoj tek arsimi, pasi mendoj se një vend konsolidon të ardhmen kur arsimon fëmijët e vet. Trajnimi i njerëzve dhe i stafeve për të mësuar më shumë dhe për të shërbyer më mirë. Sot kemi një shkollë të Turizmit që funksionon part-time, ku u ofrojmë mundësi të rinjve të mësojnë.

Xhafo: Me gjithë këto punë të mira Dritan Leli do të kandidojë i pavarur në 2023?

Leli: Unë them që kontributi i dy mandateve është një përpjekje për të dhënë maksimumin. Jo, në 2023 nuk do të jem kandidat për kryetar bashkie (qesh).

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!