A do të kandidojë për bashkinë e Tiranës? Meta përgjigjet në Abc

schedule21:39 - 6 Shtator, 2022

schedule 21:39 - 6 Shtator, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është përgjigjur në emisionin “Log.” në Abc nëse do të kandidojë për bashkinë e Tiranës.

Ai fillimisht e ka pritur me të qeshur këtë pyetje, ndërsa ka treguar se ka ambicie të tjera.

Meta: Së pari gjthë angazhimi im nuk ka patur të është me asnjë lloj pozicionimi institucional apo pushteti, ka qenë konsistent në mënyrë të vazhdueshme që para zgjedhjeve të 25 prillit. Ishte e qartë që gjithë ato afera po përdoreshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve siç ndodhi në 25 prill, për të deformuar institucionet e për të pasur këto tregues, që janë më negativet krahasuar me rajonin. Nuk kam këtë lloj ambicie. Nuk është kjo ambicie që më motivon në këtë askion politik. Ambicia ime është të rivendosim demokracinë. /abcnews.al