A do të dekretojë Meta zgjedhje te pjesshme në Vorë? Flasin ekspertët

schedule15:47 - 2 Nëntor, 2019

schedule 15:47 - 2 Nëntor, 2019

Juristi Sokol Hazizaj dhe ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume zgjidhjen për Shkodrën dhe Vorën, bashkitë e ngelura pa kryetar si pasojë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit shohin zhvillimin e zgjedhjeve të pjeshme në këto bashki. Të pyetur nga ABC News nëse Presidenti do të njohë zgjedhjet e 30 qershorit dhe vendorët e prodhuar nga ky proces, Hazizaj sygjeron që kreu i shtetit t’i referohet kushtetutës, ndërkohë që për Kristaq Kumen zgjidhja duhet të vijë vetëm përmes një dakordësie politike.

Vendimarrja unanime e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për t’i ndërprerë mandatin kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i hapi rrugë riaktivizimit të një konflikti të hapur mes qeverisë dhe Presidentit të Republikës. Vendimmarrjen e saj KQZ do t’ia përcjellë kryeministrit Rama, i cili pasi të ketë firmosur shkarkimin e kryebashkiakut të propozuar prej tij do të duhet t’ia përcjellë këtë informacion Ilir Metës, dhe t’i kërkojë një datë për zgjedhje të pjesshme në Vorë. Por a mund të shpall Ilir Meta zgjedhje të pjesshme në Vorë dhe Shkodër në kushtet kur ai nuk e njeh 30 qershorin? Juristi Sokol Hazizaj dhe ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ftojnë palët t’i referohen vetëm kushtetutës.

Hazizaj sheh si zgjidhje të situatës njohjen e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe nxjerrjen e një date të re për zgjedhjet e pjesshme në 2 bashkitë pa kryetar, por Kume e sheh zgjidhjen vetëm te dakordësia politike.

Juristi Haziaj i kujton palëve politike ligjin edhe kur bëhet fjalë për drejtimin e dy bashkive në kushtet kur nuk kanë kryetarë.

Për ish-kryetarin e KQZ, Kume partitë duhet t’i japin fund mbështetjes për individë që mbledhin vota duke apeluar për mbështetjen e personave me integritet.

Kur në zyrën e Ilir Metës nuk ka ardhur asnjë shkresë për vakancat në drejtimin e bashkive Shkodër dhe Vorë, kreu i Shtetit ende nuk është shprehur për qëndrimin që do të mbajë për datën e zgjedhjeve që e ka rrëzuar me dekret. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!