A do ta marrë mandatin e Grida Dumës? Reagon për herë të parë Ori Nebiaj

schedule18:40 - 9 Nëntor, 2022

schedule 18:40 - 9 Nëntor, 2022

Oriela Nebiaj ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar për të që prej se Grida Duma bëri të ditur se do të dorëzonte mandatin e saj.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Nebiaj  shprehet se i duhet të marrë kohën e saj për të peshuar nëse do të angazhohet në politikë sërish, apo do të vijojë me kontratën që ka në median ku punon aktualisht.

ORIELA NEBIAJ NË RRJETET SOCIALE:

Kujtojmë se deputetja e Partisë Demokratike, Grioda Duma ka dorëzuar të martën mandatin e deputetes. Në një konferencë urgjente për mediat ajo deklaroi se do të largohet nga politika ndërsa nuk ngurroi të shprehte edhe zhgënjimin e saj.

 

Vendin e Dumës në Kuvend pritet ta zërë moderatorja Oriela Nebiaj nëse ajo do të vendosë në këtë drejtim. Nebiaj ka siguruar 5599 vota preferenciale. /abcnews.al/