A do ta lërë Italinë për Shqipërinë? Beniada flet pas daljes “BB VIP”

schedule14:37 - 21 Shkurt, 2022

schedule 14:37 - 21 Shkurt, 2022

Megjithëse nuk arriti të merrte çmimin e madh të edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani fitoi zemrat e të gjithëve me thjeshtësinë dhe pozitivitetin që e karakterizon. Së fundmi, modelja ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale.

Njëri prej tyre e ka pyetur Beniadën se ku do të jetojë tani që mbaroi aventura në Big Brother. “Shumë e lumtur të them që nëse gjërat shkojnë ashtu siç e kam menduar, me projektet që më kanë ofruar, dua të jetoj në Shqipëri”, ka thënë Beniada.

Kujtojmë që gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme, bukuroshja mori një ofertë për të prezantuar Procesin Sportiv me moderatorin Edi Manushi.

/abcnews.al