A do shtrëngohen masat? Bino: Pse rrezikohet shfaqja e varianteve të reja të COVID

schedule19:45 - 29 Nëntor, 2021

schedule 19:45 - 29 Nëntor, 2021

Qytetarët nuk po i zbatojnë masat anti COVID. Kështu u shpreh në Radarin Informativ në Abc shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino.

E pyetur nëse duhet të shtrëngohen masat, Bino u shpreh se ne i kemi në fuqi por nuk po zbatohen. Ajo u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të jenë më të vëmendshëm ndaj qytetarëve që nuk zbatojnë masat. Mosbatimi i masave dhe mosvaksinimi sipas Binos mund të sjellin shfaqjen e mutacioneve të reja të COVID.

Ne i kemi masat duhet vetëm ti zbatojmë, të gjitha masat janë në fuqi. Organet ligjzbatuese duhet të jenë më të vëmendshëm, ne i kemi të gjitha masat si kemi hequr as për të vaksinuarit siç kanë bërë disa vende. Ne i kemi masat në dyqane supermarkete, në autobuse, i kemi masat për vaksinimin e administratës të studentëve, ne i kemi masat por s’i zbatojmë. Është e rëndësishme kjo pjesë, njerëzit duhet të kenë pak besim. Njerëzit janë lodhur nga zbatimi i masave dhe u duk se me verën, me uljen e rasteve, kemi më pak zbatim masash. Popullata s’po vaksinohet më me ritme të shpejta dhe nga ana tjetër moszbatimi i masave. Këto mund të sjellin dhe shfaqjen e mutacioneve të reja. Gjithsecili është përgjegjës në këtë pandemi“, tha Bino.

Vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 2,096,897 doza të vaksinës ndaj COVID-19. 1,071,871 doza të para; 959,555 doza të dyta; 65,471 doza të treta.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar. Ka filluar vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për personelin shëndetësor, për qytetarët +60 vjeç me sëmundje kronike si dhe për personat +18 vjeç me frenim të imunitetit. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,663,100 vaksina antiCOVID. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!