A do shkojnë në selinë e PD pas Kuvendit, Paloka: Nuk marrim asgjë me dhunë

schedule14:59 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 14:59 - 11 Dhjetor, 2021

Edi Paloka është pyetur nga gazetarët nëse do shkojnë në selinë PD pas përfundimit të punimeve të Kuvendit. Paloka deklaroi se nuk do të marrin asgjë me dhunë pasi Kuvendi ka marrë vendimet e tij.

“Nëse në selinë e PD kanë frikë nga demokratët, ky është fundi pastaj, ne nuk marrim asgjë me dhunë, nuk ka nevojë.

 Kuvendi i mori vendimet e tij, të gjithë kanë detyrimin t’i zbatojnë. Kuvendin do ta njohin patjetër”, tha ai. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!