A do mbështesë PD-ja kandidatët e foltores në Elbasan, Durrës dhe Shkodër? Ja si përgjigjet Roland Bejko

schedule12:35 - 27 Mars, 2023

schedule 12:35 - 27 Mars, 2023

Partia Demokratike nuk do të ketë kandidatë për kryebashkiak në tre bashki të mëdha si Elbasani, Durrësi dhe Shkodra, ndryshe nga foltorja.

Në një intervistë për ABC News, kandidati i PD-së për Tiranën, Roland Bejko u shpreh se këto kandidatë do të mbështeten, nëse ata bëjnë thirrje që të votohet logoja e Partisë Demokratike.

Sipas Bejkos, demokratët duhet të votojnë PD-në dhe jo parti të tjera si ajo e ish presidentit Ilir Meta.

“Nëse kandidatët e primareve do të dalin dhe do t’u bëjnë thirrje mbështetësve të vet që të votojnë Partinë Demokratike, logon e Partisë Demokratike dhe të mbështesin listën e këshilltarëve tanë. Zoti Berisha do bëjë punën e tij, nuk e di se çfarë do të bëjë. Deri tani ai ka ndaluar dhe ka dhënë urdhër të prerë që kjo gjë të mos bëhet. Natyrisht, mbështetja është reciproke. Ku ka bashkëpunim, duhet të jenë dy palë. Me qëllim që të marrim mbështetjen e anëtarëve të Partisë Demokratike. Natyrisht, ne nuk jemi në diktaturë dhe të diktojmë votën e qytetarëve, por orientimi politik është ky. Demokrati nuk mund ta çojë votën te Ilir Meta”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!