A do luhet Liverpool-Ajax?

schedule21:43 - 11 Shtator, 2022

schedule 21:43 - 11 Shtator, 2022

Sky Sports raporton se ndeshjet e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve në Mbretërinë e Bashkuar pritet të zhvillohen siç ishte planifikuar, pavarësisht një periudhe zie dhjetë ditore pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Kujtojmë se të martën, më 13 shtator, Liverpooli duhet të presë Ajax-in në Anfield në fazën e grupeve të Champions League.

Ndeshjet e xhiros së shtatë të Premierligës, të planifikuara fillimisht për këtë fundjavë, janë ricaktuar. Reds ishin planifikuar të përballeshin me Wolverhampton më 10 shtator, pa asnjë informacion ende se kur do të zhvillohet ndeshja. /abcnews.al/