A do kandidosh për Bashkinë e Tiranës? Si përgjigjet Jorida Tabaku

schedule19:41 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 19:41 - 3 Dhjetor, 2018

Sipas Jorida Tabakut kandidatura e PD-së për zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës do të jetë më e mirë se e Erjon Veliajt. E pyetur nëse do të jetë ajo kandidatja për Tiranën, ajo tha se akoma nuk është diskutuar asnjë kandidaturë.

Mirela Milori: “Për zgjedhjet vendore ka qarkulluar emri juaj. Do të jeni kandidaturë për Tiranën apo jo”?

Jorida Tabaku: “Kjo ishte një pyetje e papritur Mirela. Unë nuk e di se kush do jetë kandidatura për Tiranën, por di të them që do të ofrojmë një kanditaturë më të mirë se Erjon Veliaj dhe Ogerta Manastirliu të dy bashkë. Më të mirë të mundshme për qytetarët. Sot kam parë njerëz që po detyroheshin, po dilnin nga shtëpitë e tyre me fëmijët para festave të Vitit të ri, pa një letër. Këtë nuk ka poër ta bërë kurrë një kryetar bashkie i djathtë. Për këto arsye them me bindje të plotë që më i mirë se Manastirliu dhe Veliaj bashkë kushdo që të dalë. Thjesht po them standardin që ka PD dhe që ka qeveria e djathë”.

Mirela Milori: “Zoti Basha ju ka kërkuar që të jeni kandidatura e djathtë”?

Jorida Tabaku: “Nuk është diskutuar asnjëherë asnjë kandidaturë. Është një proces që zoti Basha e ka lancuar që do të vazhdoj. Në fund të gjithë do ta marrin vesh, nuk fshihet dot kandidati”.

Përsa i përket marrëdhënies së opozitës me parlamentin, Tabaku tha se ajo është e kushtëzuar pasi ka marrë pjesë në komisione. Sipas saj nuk bëhet fjalë për bojkot dhe opozita do të shkojë në parlament kur të ketë reagim për vettingun në politikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!