A do e dorëzojnë kryebashkiakët e djathtë shiritin dhe stafetën?

schedule21:15 - 4 Korrik, 2019

schedule 21:15 - 4 Korrik, 2019

Më datë 12 Gusht u mbaron mandati kryetarëve aktualë të bashkive mes të cilëve edhe atyre që përfaqësojnë opozitën. Ata kanë deklaruar se nuk do të dalin nga zyra, ndërsa me vendim gjykate kandidatët që kanë dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit thonë se do të shkojnë në detyrë.

Në “Mbrëmje Ide” ish- deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se: “Lidhur me 12 Gushtin ka një çështje që është ligjore mbi të gjitha. Nuk është më një garë midis kryetarëve të bashkive legjitimë dhe në mënyrë të ligjshme të zgjedhur në shumicën e tyre dhe një pjese tjetër që janë po kaq legjitimë. Jo! Ka ca kryetar bashkie që janë të zgjedhur dhe me detyrimin ligjor sipas Ligjit për Qeverisjen Vendore dhe sipas Kushtetutës që të presin dhe të dorëzojnë stafetën vetëm atyre kandidatëve që janë shpallur ligjërish fitues, tu dorëzojnë shiritin dhe stafetën. Në fakt nuk është vetëm një kalim stafete nga një individ tek një individ tjetër. Kjo çështje ka të bëjë me publikun shqiptar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!