“Ditari i një kinoregjisori”/ Ilir Keko zbulon kujtimet e të atit Endri Keko: Ishte shumë i lidhur me nënën

schedule11:20 - 11 Qershor, 2024

schedule 11:20 - 11 Qershor, 2024

“Ditari i një kinoregjisori” është libri i ri i botuar nga Ilir Keko, ku përmblidhen kujtimet e atit të tij, kineastit Endri Keko, sjellë me rastin e 100-vjetorit të tij të lindjes.

Ky botim përmban shënime e dëshmi të vyera nga jeta e tij të ilustruara me foto, studimet në Moskë dhe xhirimi i dokumentarëve e kinokronikave në Kinostudio.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Iliri ka treguar det detajet e botimit të këtij libri, ku padyshim një vend të rëndësishëm zë dhe nëna e tij, Xhanfize Keko.

“U detyrova të rihap dhe një herë të gjithë fondin e arkivit familjar dhe të qëmtojë nga mijëra faqe të jetës familjare dhe personale të tij, gjërat më interesante, që unë i kam titulluar ngjarje.

Ishte fati që u gjendjen në një listë në vitin 1950 për të vajtur për studime në Moskë dhe sigurisht atje u njohën, u dashuruan dhe kur u kthyen, u martuan. Bashkëjetesa e tyre është sa familjare, aq dhe artistike. Sepse nga viti 1952 kur u hap Kinostudio, ata filluan punë, ai si regjisor, ajo si asistente regjisore dhe montazhiere. Rrugëtuan në një kohë, duke punuar bashkarisht, sepse im më punonte dhe si asistente regjisore në filmat e tim eti dhe ai ndihej më komod. Mbaronte xhirimin dhe hynte në sallën e montazhit, ku i thoshte, vazhdo merru vetë me filmin, sepse unë e mbarova detyrën time. Ajo ishte e lidhur me krijimtarinë e tim eti, por pas vitit 1970 filloi të distancohej, por për arsye artistike, ajo u shkëput dhe kishte raste që filmat dokumentar i shikonte vetëm në kinema, ose në atë shfaqjen zyrtare që bëhej në Kinostudio.  

Jeta e tyre ka qene shumë interesante, shumë intensive, ka pasur një periudhë, mund të them qendronin me ditë të tëra në kinostudio, njëri xhironte dhe tjetri montonte. Aq e vërtetë është kjo që po them, sa mua të vogël më çonin në Kinostudio për të më dhënë gji nëna se nuk vinte dot”, shpreh ai./abcnews.al