Stakosha në verë largohet me parametra zero nga Lazio

schedule14:45 - 13 Nëntor, 2021

schedule 14:45 - 13 Nëntor, 2021

Thomas Strakosha u rikthye në postin e titullarit te kombëtarja shqiptare në ndeshjen ndaj Anglisë ku pavarsisht humbjes së thellë 5-0 ai nuk ishte fajtor në asnjë prej golave të shënuar nga tre luanët edhe pse mund të bënte pak më shumë në disa raste.

Te Lazio Strakosha e ka humbur prej kohësh vendin e titullarit dhe duke iu refefruar raportimeve të Tuttomercatoweb, janë të pakta gjasat që gardiani kuqezi të rinovojë kontratën me Lazion e cila i skadon në vitin 2022.

Edhe pse në postin e drejtorit sportive të Lazios është një shqiptar si Igli Tare, Strakosha e ka ndarë mendjen për t’u larguar në verë nga bardhekaltrit me parametër zero. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!