Shifra të larta në Greqi: Mbi 6 mijë raste të reja me Covid dhe 55 viktima

schedule16:53 - 12 Nëntor, 2021

schedule 16:53 - 12 Nëntor, 2021

Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë raportuar sot 6862 raste të reja me Covid në Greqi. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i rasteve është 821.900, nga të cilët 50.7% janë meshkuj.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 129 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 3072 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orët e fundit 55 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 16,616.  95.3% kishin sëmundje shoqëruese. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!