Deputeti i Lëvizjës Besa, Kastriot Rexhepi ka reaguar sërish përmes rrjetit social Facebook një natë pasi pamundësoi rrëzimin e maxhorancës Zaev-Ahmeti përmes mosprezencës së tij në sallën e Kuvendit.
Ai tha se në ditët në vijim do të sqarohet gjithçka mbi veprimin e tij, ndërsa paralajmëroi kreun Bilall Kasami që të mos ndërmarrë veprime kundër tij, gjë që sipas tij do të dëmtonte strukturat e partisë.
“Të nderuar miq e familjarë pa marë parasysh bindjeve të juaja politike, Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen që ma jepni. Në ditën në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithë çka.
Sa i përket mediumeve dhe interesimit të madh që e kuptoj i informoj që paraqitja ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës. Për në fund apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë.
Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi”, ka shkruar ai. /abcnews.al