Travis Scott ka reaguar sërish pas ngjarjes së rëndë në festivalin Astroworld, ku për pasojë humbën jetën nëntë persona. Reperi ka premtuar se do të ndihmojë të prekurit nga tragjedia dhe po mundohet të vihet në kontakt me familjarët e tyre.
Përfaqësuesit e reperit kanë thënë për Fox News se: “Gjatë javës së fundit, Travis Scott dhe ekipi i tij kanë eksploruar në mënyrë aktive rrugët e komunikimit me secilën familje të prekur nga tragjedia përmes ndërlidhjeve të duhura.
Ai është i shqetësuar nga situata dhe dëshiron dëshpërimisht të ndajë ngushëllimet e tij dhe t’u ofrojë ndihmë atyre sa më shpejt të jetë e mundur, por dëshiron të vazhdojë të respektojë dëshirat e secilës familje.”
Nëntë persona vdiqën pasi pësuan lëndime gjatë turmës në Astroworld. Scott po performonte në skenë në atë kohë dhe që atëherë është përballur me kritika për faktin se e ka vazhduar koncertin ndërsa gjendja ishte bërë kaotike.
/abcnews.al