U bënë 30 vite që prej krijimit të Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA). Me rastin e ditëlindjes së këtij reparti, gjatë ditës së sotme janë duke u kryer një mori aktivitetesh dhe demonstrimesh nga ana e operatorëve të RENEA-s, ku të pranishëm janë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Gjatë demonstrimeve, operatorët e RENEA-s treguan se janë të gatshëm të zhyten për minuta të tëra nën ujë me qëllim realizimin e misionit apo se si mund të neutralizonin personazhe të armatosur gjatë ndjekjes me makina.
Në videon e mëposhtome do të ndiqni disa nga demonstrimet e operatorëve të RENEA-s:


