Ylli i Fulham, i lidhur me Barcelonën

schedule10:53 - 12 Nëntor, 2021

schedule 10:53 - 12 Nëntor, 2021

Favio Carvalho është një nga emrat që tingëllon si yjet e ardhshëm të futbollit anglez.

Në moshën 19-vjeçare, ai është një nga lojtarët më të mirë të Fulham në Championship dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, është në kërkim të një ekipi të ri verën e ardhshme.

Nga Anglia, Daily Mail siguron se ai ia ka afruar tashmë Barcelonës dhe Real Madridit, që do ta vlerësojnë opsionin e një talenti që mbetet i lirë në fund të sezonit.

Sigurisht shumë më e interesuar për këtë mbetet klubi katalanas i cili është në një krizë të madhe ekonomike. r.t/abcnews.al